Aktuale
Qytetet e Kosovës “nën ethe” në pritje të verdiktit final për çlirimtarët
Mitrovica dhe qytete të tjera në Kosovë janë nën ethe, në pritje të zhvillimeve lidhur me gjykimin në Hagë të katër ish-krerëve të UÇK-së.
Në terren vërehet një lloj tensioni, por deri tani nuk ka pasur zhvillime të reja të sigurisë që do të përbënin shqetësim të veçantë.
“Mitrovica dhe qytetet e tjera mund të them lehtësisht që ndodhen nën ethe në pritje të katërshes së UÇK-së që po gjykohet në Hagë, dhe mund të vërehet një lloj situate e tendosur gjithandej”.
Pavarësisht kësaj atmosfere, situata e sigurisë deri më tani mbetet e qetë.
“Zhvillimet e fundit të sigurisë për fat të mirë nuk ka diçka për t’u theksuar”.
Policia e Kosovës në veri është rikthyer në orarin 12-orësh, si masë që aplikohet në situata të cilat mund të paraqesin rrezik për sigurinë.
“Policia është kthyer në orar 12-orësh kur ka situata të tilla që mund të përbëjnë rrezik për sigurinë, pra policët në veri janë në orar 12-orësh”.
Megjithatë, në terren nuk është vërejtur ndonjë shtim i theksuar i pranisë policore, përtej asaj që është bërë e ditur zyrtarisht nga Policia.“Nuk kam vërejtur se ka pasur ndonjë shtim të theksuar pos asaj që ka njoftuar policia, mirëpo në terren nuk vërehet shtim i forcave policore”.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM