Aktuale
Gruda: PDK-ja s’ka më dialog me VV-në, skenari i Kurtit është i disenjuar për të dështuar
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se partia e tij nuk zhvillon më dialog me Lëvizjen Vetëvendosje për çështjen e presidentit.
Gruda tha se qëndrimi i deputetit Rrustem Mustafa është personal dhe nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të PDK-së.
“Z. Mustafa e ka një qëndrim personal, ai është qëndrim i tij personal. PDK-ja s’ka më dialog me VV-në. Qëndrimet e PDK-së dihen janë të qarta dhe janë thënë nga kryetari dhe kryesia e PDK-së”, tha Gruda, raporton Indeksonline.
I pyetur se si do të veprojë PDK-ja nëse VV-ja e fton që propozimi për presidentin të bëhet nga PDK-ja, Gruda tha se ky proces tashmë është mbyllur.
Ai kujtoi se PDK-ja kishte hyrë në dialog për presidentin edhe para zgjedhjeve të 7 qershorit, por sipas tij, nuk ishte arritur marrëveshje.
“Ne kemi shkuar në dialog për presidentin edhe para zgjedhjeve të 7 qershorit, por nuk kemi arritur marrëveshje për një arsye të thjeshtë. Z. Kurti i do të gjitha pushtetet. Ne nuk mund t’ia lejojmë të gjitha pushtetet një njeriu. Andaj, çfarë shkojmë në një dialog i cili është i dizajnuar për të dështuar”, deklaroi Gruda.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM