Aktuale
Koci: Nëse zbatohen të njëjtat kritere si në rastin Haradinaj, pres që Thaçi dhe të tjerët të lirohen
Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve.
Koci, përmes një postimi, ka theksuar se për secilin të akuzuar duhet të provohet veçmas se ka ndarë qëllimin e pretenduar kriminal dhe se ka kontribuar konkretisht në realizimin e tij.
Madje sipas tij nëse zbatohen të njëjtat kritere si në rastin Haradinaj, ai pret që Thaçi dhe të tjerët të lirohen.
Postimi i plotë:
Nuk mjafton që kanë qenë drejtues të UÇK-së. Nuk mjafton as fakti se diku, dikush, ka kryer një krim.
Duhet të provohet, për secilin veçmas, se e ka ndarë qëllimin e pretenduar kriminal dhe se ka kontribuar konkretisht në realizimin e tij.
Tribunali nuk e gjeti të provuar këtë lidhje në rastin e Ramush Haradinajt, të cilin e shpalli të pafajshëm edhe në rigjykim.
Nga ajo që është bërë publike gjatë procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, kjo lidhje nuk është provuar.
Prandaj, nëse zbatohen të njejtat kritere si te rasti i komandantit Ramush Haradinaj, pres që të katërt të lirohen!
BASHKOHUNI NË DISKUTIM