Aktuale
Muqa Solar pjesë e Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2026”
Kompania Muqa Solar do të jetë pjesë e Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2026”, i cili do të mbahet më 17, 18 dhe 19 shtator në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Panairi, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, synon të mbledhë kompani dhe biznese nga sektorë të ndryshëm, duke krijuar mundësi për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve, si dhe për zhvillimin e kontakteve dhe bashkëpunimeve të reja.
Në kuadër të këtij aktiviteti, Muqa Solar do të prezantojë aktivitetin dhe zgjidhjet e saj në fushën e energjisë diellore, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen më nga afër me teknologjitë dhe shërbimet që kompania ofron në sektorin e energjisë së rinovueshme.
Pjesëmarrja në këtë panair vjen në një kohë kur interesi për energjinë diellore dhe investimet në burime të rinovueshme të energjisë në Kosovë është në rritje.
Vizitorët do të kenë mundësi ta takojnë ekipin e Muqa Solar gjatë tri ditëve të panairit, më 17, 18 dhe 19 shtator, në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Panairi “Prishtina 2026” pritet të shërbejë si një hapësirë për promovimin e bizneseve vendore dhe ndërkombëtare, krijimin e partneriteteve dhe prezantimin e risive në treg./ekolajmi
BASHKOHUNI NË DISKUTIM