Aktuale
Prishtina mirëpret Takimin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane 2026 më 7 gusht
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Gjermani e.V. do të organizojë më 7 gusht 2026 në Prishtinë “Takimin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane 2026”, një ngjarje e dedikuar rrjetëzimit të bizneseve, prezantimit të kompanive dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim ekonomik.
Takimi do të mbahet duke filluar nga ora 18:00 në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, dhe pritet të mbledhë përfaqësues të bizneseve nga Kosova, diaspora dhe Gjermania.
Sipas organizatorëve, aktiviteti synon të forcojë lidhjet ndërmjet komunitetit të biznesit shqiptar dhe atij gjerman, duke krijuar hapësirë për zgjerimin e kontakteve profesionale, prezantimin e ideve dhe zhvillimin e partneriteteve të reja.
Pjesëmarrësit e interesuar mund të rezervojnë vendin përmes adresës elektronike info@union-business.de, ndërsa konfirmimi i pjesëmarrjes është i obligueshëm.
Organizatorët e cilësojnë këtë aktivitet si një mundësi për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi ekonomik dhe për të nxitur iniciativa të përbashkëta ndërmjet bizneseve të Kosovës, diasporës dhe Gjermanisë./ekolajmi
BASHKOHUNI NË DISKUTIM