Aktuale
Prezantohet projekti për fabrikën e autobusëve elektrikë në Kosovë, parashihen rreth 700 vende të reja pune
Në emër të Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë, u zhvillua një takim me zëvendësministrin e Ekonomisë, Getoar Mjeku, gjatë të cilit u prezantua projekti investues i kompanisë Flutura Group LLC nga Gjermania, në pronësi të investitorit Xhevdet Ajvazi.
Projekti parasheh ndërtimin e një fabrike për prodhimin e autobusëve elektrikë në Kosovë, investim që pritet të krijojë rreth 700 vende të reja pune dhe të kontribuojë në zhvillimin e industrisë prodhuese dhe ekonomisë së vendit.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e mbështetjes së investimeve strategjike dhe krijimit të një mjedisi të favorshëm për bizneset që synojnë të investojnë në Kosovë.
Përfaqësuesit e Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë shprehën mirënjohje ndaj zëvendësministrit Getoar Mjeku për pritjen, komunikimin profesional dhe gatishmërinë për të mbështetur projekte që nxisin zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës./ekolajmi
BASHKOHUNI NË DISKUTIM