Aktuale
HISTORIKE! Messi e thyen rekordin, bëhet top-golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorit
Jun 22, 2026
20:48
Superylli argjentinas, Lionel Messi tashmë është top-golashënuesi i historisë së kampionateve botërore.
38-vjeçari ka shënuar gol në ndeshjen ndaj Austrisë, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Botëroreve, me 17 gola, duke e kaluar Miroslav Klosen, që i ka 16 sosh.
Messi shënoi në minutën e 38-të, ndaj Austrisë, në ndeshjen e vlefshme për Botërorin e vitit 2026.
Paraprakisht, Messi e kishte humbur penalltinë, të cilën e gjuajti jashtë, në minutën e nëntë të ndeshjes.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM