Aktuale
Mbi 10 mijë qytetarë nga Kosova hyjnë në Shqipëri për fundjavë
Jun 20, 2026
16:39
Fundjava ka sjellë lëvizje të shtuara në pikën kufitare të Morinës, ku mijëra qytetarë nga Kosova janë nisur drejt bregdetit shqiptar për pushimet e fundjavës.
Sipas Policisë Kufitare dhe Migracionit në Kukës, nga mëngjesi i së shtunës deri tani, kanë hyrë në Shqipëri 10,874 shtetas të Kosovës me 3,712 automjete.
Ky fluks është regjistruar në Morinë, pikë kryesore hyrëse për pushuesit nga Kosova, të cilët po zgjedhin destinacione si Durrësi, Shëngjini, Velipoja, Vlora dhe zonat turistike të jugut të vendit, shkruan A2CNN.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM