Lajmet
Kapet mbi 17 kilogramë marihuanë në Kaçanik, arrestohen dy të dyshuar
Dje rreth orës 17:30, hetuesit policorë në Kaçanik, gjatë një tentimi për të ndalur një veturë për kontroll, kanë hasur në rezistencë nga drejtuesi i saj, i cili është larguar me shpejtësi për t’iu shmangur kontrollit policor.
Më pas, njësitë e ndryshme policore kanë arritur ta lokalizojnë dhe ndalojnë automjetin.
Gjatë kontrollit të zonës ku dyshohej se ishte larguar vetura, hetuesit e Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kanë gjetur në një vend me mbeturina tre thasë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Dyshohet se substanca është hedhur nga automjeti gjatë ikjes.
Pesha e përgjithshme e substancës së konfiskuar është 17 kilogramë e 834.6 gramë. Po ashtu janë sekuestruar edhe dëshmi të tjera relevante për rastin.
Lidhur me ngjarjen, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, janë arrestuar dy persona: F.K. (1961, shtetas i Republikës së Shqipërisë) dhe A.C. (2001, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut).
Me vendim të prokurorit kujdestar, në koordinim me autoritetet përkatëse, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM