Aktuale
Zvicra zbulon mbi 14 mijë raste të dyshuara për punë të padeklaruar gjatë vitit 2025
Autoritetet zvicerane kanë identifikuar më shumë se 14 mijë raste të dyshuara për punë të padeklaruar pas një serie kontrollesh të realizuara gjatë vitit 2025 në mbarë vendin.
Sipas raportit të publikuar nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), gjatë vitit të kaluar janë inspektuar 14.450 kompani me qëllim të verifikimit të respektimit të ligjeve të punës dhe të rregullave për punësimin.
Në kuadër të këtyre kontrolleve janë verifikuar gjithsej 44.083 punëtorë në sektorë të ndryshëm ekonomikë.
Nga të dhënat e publikuara rezulton se 14.500 raste të dyshuara janë referuar tek institucionet përgjegjëse për hetime të mëtejshme. Autoritetet bëjnë të ditur se një pjesë e konsiderueshme e këtyre rasteve lidhen me shtetas të huaj që dyshohet se kanë punuar pa leje të vlefshme pune ose qëndrimi.
SECO ka theksuar se luftimi i ekonomisë informale dhe i punës së padeklaruar mbetet një ndër prioritetet kryesore të institucioneve zvicerane, me qëllim garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e punës dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
Raporti tregon se kontrollet do të vazhdojnë edhe gjatë viteve të ardhshme për të parandaluar shkeljet dhe për të siguruar respektimin e legjislacionit në fuqi.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM