Aktuale
Stadiumi “Air Albania” fillon procesin e renovimit
Jun 09, 2026
20:10
Kanë nisur punimet për renovimin e stadiumit “Air Albania”, me fokus të veçantë në përmirësimin e fushës së gjelbër.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka vendosur të zëvendësojë tërësisht tapetin aktual të stadiumit.
Sipas mediave në Shqipëri, vendimi për këtë investim është miratuar pak javë më parë nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, i cili ka aprovuar fondet e nevojshme për rinovimin e fushës në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian U-21, që do të organizohet vitin e ardhshëm nga Shqipëria dhe Serbia.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM