Aktuale
Labinot Tahiri dhuron 5 mijë euro për shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë
Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri, ka bërë të ditur se do të dhurojë 5 mijë euro për ndërtimin e shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Prishtinë.
Labi e cilësoi si “lajm shumë të mirë” iniciativën për ngritjen e shtatores dhe shprehu respekt për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke theksuar se kjo vepër historike po realizohet gjatë mandatit të tij.
“Kam shkruar disa herë duke pyetur pse Prishtina ende nuk e ka një shtatore të Komandantit Legjendar Adem Jashari. Për mua, ajo është dashur të ngrihet që në ditët e para të lirisë.Popull i dashur, shumë herë kam dhuruar para për shtatore të dëshmorëve e veteranë aq sa kam pasur mundesi dhe nuk i kam bërë publike ato ndihma me emra se nuk ben. Por nëse hapet një fond për shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë, unë ndaj me zemër 5.000 euro nga puna ime e këtij sezonit tim si fillim.”, ka shkruar mes tjerash ai.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM