Aktuale
Apeli i Speciales rrëzon kërkesën e Rexhep Selimit për lirimin nga paraburgimi
May 29, 2026
20:25
Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomat e Specializuara të Kosovës ka rrëzuar apelin e ish-deputetit Rexhep Selimi kundër vendimit që urdhëronte vazhdimin e paraburgimit të tij.
Vendimi i kontestuar ishte marrë nga Trupi Gjykues më 16 mars 2026, si pjesë e një serie vendimesh që kanë të bëjnë me masën e paraburgimit në procesin gjyqësor.
Sipas vendimit të Apelit, dokumenti i plotë i çështjes është konfidencial, prandaj është urdhëruar që mbrojtja të dorëzojë një version të redaktuar publik brenda 10 ditësh nga pranimi i vendimit.
Gjykata ka vendosur se masa e paraburgimit mbetet në fuqi, duke mos e pranuar ankesën e mbrojtjes së Selimit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM