Shqipëria
Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për largimin e diplomatëve nga Kievi
Shqipëria e ka cilësuar të papranueshëm njoftimin e Rusisë, me të cilin u bëhet thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara.
Në reagimin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha bërë në platformën X thuhet se kërcënimi ndaj ambasadave nuk është diplomaci, por intimidim, duke e cilësuar atë si një tjetër shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.
“Shqipëria nuk tërhiqet. Ne mbetemi në Kiev. Qëndrojmë fuqishëm me Ukrainën dhe nuk do të frikësohemi”, thuhet në deklaratë.
Po ashtu theksohet se përgjigjja ndaj luftës nuk mund të jetë më shumë luftë, më shumë krime apo sulme pa dallim ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile.
Ai tutje thekson se rruga e vetme përpara është përfundimi i një lufte që nuk duhej të kishte nisur kurrë dhe angazhimi në negociata të mirëfillta paqeje në mirëbesim.
“Ky qëndrim i është përcjellë sot në mënyrë të qartë ambasadorit rus në Tiranë”, shkruan ai.
Ndryshe, edhe SHBA-ja ka refuzuar largimin e diplomatëve nga Kievi. /Ekolajmi/
Albania considers #Russia’s announcement urging diplomatic personnel and foreign citizens to leave #Kyiv ahead of planned strikes to be utterly unacceptable.
Threatening embassies is not #diplomacy; it is intimidation. It represents yet another violation of international law and…
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) May 28, 2026
BASHKOHUNI NË DISKUTIM