Aktuale
“Dasma e shumëpritur në Madeira – zbardhen detaje për ceremoninë e Ronaldos dhe Georginës”
Dasma e shumëpritur e yllit të futbollit botëror Cristiano Ronaldo dhe partneres së tij, Georgina Rodríguez, raportohet se ka marrë formë konkrete, sipas burimeve të TCR.
Sipas raportimeve, çifti ka finalizuar planet për ceremoninë martesore, e cila pritet të zhvillohet në verën e vitit të ardhshëm, menjëherë pas përfundimit të fazës finale të FIFA World Cup 2026.
Organizatorët thuhet se kanë zgjedhur një lokacion simbolik për çiftin – ishullin Madeira, vendlindjen e Ronaldos. Sipas raportimeve, ai ka vendosur të kthehet në rrënjët e tij për këtë moment të rëndësishëm personal, duke e konsideruar ishullin një vend të veçantë dhe emocionalisht të lidhur me karrierën e tij.
Ceremonia, sipas planeve, është paraparë të mbahet në muajin korrik, vetëm disa ditë pas përfundimit të ndeshjeve finale të Kupës së Botës 2026.
Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga vetë çifti për këto raportime.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM