Aktuale
Panik pranë Shtëpisë së Bardhë: Të shtëna me armë, personi i armatosur vritet nga Shërbimi Sekret
Momente tensioni janë regjistruar pranë Shtëpia e Bardhë, pasi një person i armatosur hapi zjarr duke shkaktuar alarm të madh në zonën më të siguruar të SHBA-ve.
Mediat amerikane raportojnë se dy persona mbetën të plagosur gjatë incidentit, ndërsa agjentët e Shërbimi Sekret Amerikan reaguan menjëherë pas raportimeve për të shtëna pranë kompleksit presidencial.
Gazetarët e pranishëm në vendngjarje thanë se dëgjuan dhjetëra të shtëna, ndërsa zona u izolua me urgjencë. Brenda kompleksit të Shtëpisë së Bardhë, pjesëtarëve të mediave iu kërkua të strehoheshin, ndërsa agjentët bërtisnin paralajmërime për sulm me armë.
Pas shkëmbimit të zjarrit, autoritetet konfirmuan se personi i armatosur u vra nga agjentët e Shërbimit Sekret.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe presidenti Donald Trump, i cili falënderoi forcat e sigurisë për reagimin e shpejtë dhe profesional.
“Faleminderit Shërbimit Sekret dhe autoriteteve ligjzbatuese për veprimin e menjëhershëm ndaj një personi të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë”, deklaroi Trump, duke shtuar se siguria rreth kompleksit presidencial duhet të forcohet edhe më shumë pas incidenteve të fundit në Uashington.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM