Aktuale
Gazetari Zeka: Sylvinho është trajneri më i mirë që ka pasur Shqipëria
May 20, 2026
10:52
Gazetari shqiptar, Xhevdet Zeka ka vlerësuar lartë ish-trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinhon.
Zeka tha se Sylvinho është trajneri më i mirë që e kanë pasur “Kuqezinjtë”.
“Për mendimin tim modest, Sylvinho është trajneri më i mirë që ka qenë në Republikën e Shqipërisë në futboll shqiptar. Është një trajner që shkoi në Evropian, është një trajner që për herë të parë na çoi në gara për të tentuar për të arritur në Botëror. Është një trajner që solli një skemë braziliane, italiane dhe pse jo pak të Barcelonës, natyrisht në kushtet e Shqipërisë. Me respektin më të madh e vlerësoj me notën mbi 8.5”, u shpreh Zeka.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM