Aktuale
Ministri shqiptar në Mal të Zi: Deklarata kundër Kosovës është tejkalim kompetencash lokale
Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj, ka reaguar ndaj vendimit të Kuvendit të Komunës së Zetës, i cili ka miratuar një deklaratë për “shfuqizimin” e njohjes së Kosovës në territorin e asaj komune, duke e cilësuar këtë veprim si një hap prapa në ndërtimin e së ardhmes evropiane të Malit të Zi.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Dukaj ka thënë se nuk është i befasuar nga deklarata e Kuvendit të Komunës së Zetës për anulimin e vendimit shtetëror për njohjen e Republikës së Kosovës.
Ai ka theksuar se, pa hyrë në aspektet kushtetuese dhe juridike që këtij akti politik nuk i japin karakter detyrues, bëhet fjalë për një përpjekje për të marrë kompetenca që nuk i takojnë pushtetit lokal dhe për ndërhyrje në marrëdhëniet e mira fqinjësore, të cilat, sipas tij, janë një nga objektivat kryesore të shtetit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM