Aktuale
Leo Messi ”mbret” i pagave në MLS, lojtari më i paguar me diferncë të madhe ndaj futbollistëve të tjerë
May 13, 2026
12:59
Leo Messi vazhdon të jetë lojtari më i paguar në Kampionatin Amerikan të Futbollit, MLS.
Sulmuesi argjentinas me kontratën e re të cilën e nënshkroi në tetor të vitit të kaluar, ka një pagë prej 28.3 milionë euro.
Paga e tij është më shumë se dyfish më e lartë se lojtari i dytë më i paguar, që është Son Houng Min, me 11.1 milionë euro.
Rodrigo De Paul renditet në vendin e tretë me pagë 9.6 milionë euro.
Në top 10 futbollistët më të paguar janë edhe Hirving Lozano, Miguel Almiron, Emil Forsberg, Sam Surridge, Riqui Puig, Jonathan Bamba dhe Hany Mukhtar.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM