Kosovë
Kursi për snajper dhe lider luftarak – foto nga ushtrimet e FSK-së
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se ka Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), ka përfunduar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e Liderit Luftarak”
FSK njofton se kursi bazë për snajper u realizua nga Qendra e Stërvitjes Profesionale.
Ky kurs profesional u realizua me qëllim të ngritjes së kapaciteteve taktike operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, duke u trajnuar për qitje precize nga distanca të largëta dhe me kalibre të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, kursi i Liderit Luftarak u realizua nga Shkolla e nënoficerëve ku gjatë kursit, pjesëmarrësit kaluan trajnim intensiv në fushat e udhëheqjes ushtarake, planifikimit operacional, komunikimit, vendimmarrjes dhe zbatimit të procedurave taktike në terren.
FSK thekson se përmes ligjëratave profesionale dhe ushtrimeve praktike, kursantët demonstruan disiplinë, përkushtim dhe nivel të lartë profesionalizmi. /Ekolajmi/




BASHKOHUNI NË DISKUTIM