Aktuale
Ofendimet ndaj Vinicius, FIFA merr vendim të ri ndaj Prestiannit
May 06, 2026
16:39
FIFA ka miratuar kërkesën e UEFA-s, ndaj Gianluca Prestiannit, pas ofendimeve homofobike ndaj Vinicius Jr, në ndeshjen Benfica – Real Madrid, në play-off të Champions League.
Javë më parë, UEFA morri vendim të dënoj futbollistin argjentinas me 6 ndeshje pezullim, derisa tashmë ky dënim do të zbatohet edhe nga FIFA dhe nuk do të luaj as në ndeshjet me kombëtaren.
Prestianni tashmë edhe zyrtarisht nuk do të luaj në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës.
Sulmuesi i Benfikës u përfshi në një incident me sulmuesin e Real Madridit, Vinicius Junior, gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve në shkurt, derisa kishte abuzuar atë në mënyrë raciste.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM