Aktuale
Spalleti kontakton direkt Bernardo Silvan, e do me çdo kusht te Juventusi
Trajneri i Juventus, Luciano Spalletti, raportohet se ka ndërmarrë një hap konkret për përforcimin e skuadrës, duke kontaktuar personalisht Bernardo Silva me synimin për ta bindur të transferohet në Torino në fund të sezonit.
Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, trajneri italian ka zhvilluar një bisedë direkte me mesfushorin portugez, i cili mbetet një nga objektivat kryesorë të klubit bardhezi për merkaton e verës.
Për yllin e Manchester Cityt ka interes edhe nga klube të tjera të mëdha evropiane, përfshirë Benfica dhe FC Barcelona.
Negociatat ndërmjet Juventusit dhe agjentit të lojtarit, Jorge Mendes, kanë vazhduar prej disa javësh, ndërsa kontrata aktuale e Silvas me Manchester City pritet të përfundojë në fund të sezonit, duke e bërë atë një lojtar të lirë në treg gjatë muajit qershor.
Juventusi i ka paraqitur mesfushorit një ofertë për kontratë trevjeçare, me vlerë rreth 7 milionë euro në sezon.
Megjithatë, lojtari nuk pritet të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij deri në përfundim të edicionit aktual.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM