Aktuale
Seancë për Qosjen, Haxhiu: Ai ishte zë i qartë kundër shtypjes dhe mohimit të identitetit kombëtar
Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së hënë ka mbajtur seancë të veçantë kushtuar akademikut Rexhep Qosja, i cili vdiq më 23 prill në moshën 89-vjeçare.
Në fjalën e saj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se Qosja ishte zë i qartë kundër shtypjes, padrejtësisë dhe përpjekjeve për mohimin e identitetit kombëtar.
“Sot në këtë seancë përkujtimore, Kuvendi i Republikës së Kosovës nderon akademik Rexhep Qosjen, si njëri ndër njerëzit që shndërroi kulturën shqiptare në hapësirë mendimi, polemike, vetëdije dh e përgjegjësi historike. Rexhep Qosja jetoi dhe veproi në një kohë kur shqiptarëve u kërkohej vazhdimisht ta dëshmonin gjuhën, historinë, përkatësinë dhe të drejtën e tyre politike. Në atë kohë, ai u përgjigj me vepra”, tha ushtruesja e detyrës së presidentes.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM