Aktuale
Ekspertët vlerësojnë se ligji për produktet themelore nuk do të gjejë zbatim në praktikë
Buka, qumështi, vezët e drithërat varirojnë me çmime të ndryshme ne tregun në Kosovë.
E gjithë kjo rast të destabilizimit të tregut.
Këtë do ta mundësoj miratimi në Kuvend i ligjit, në bazë së cilit institucionet mund ta përcaktojnë marzhën e fitimin për kompanitë.
Megjithatë, ky ligj, sipas kryetarit të Shoqatës së Konsumatorëve, Selatin Kaçaniku, nuk pritet të ketë ndonjë ndikim për uljen e çmimeve të lartë në treg.
“Meqenëse ne nuk e kemi akoma tregun e përfunduar kemi nevoje për ligje. Detyrë kryesore e MINT-it e qeverisë ka qenë të konsolidoje tregun e jo të na lodhin me ligje, sepse ashtu edhe zbatueshmëria e ligjit sipas disa anketave, statistikave është nën 40% e çka na duhet neve një ligj i ri i cili nuk zbatohet”, thotë Selatin Kaçaniku nga Shoqata e Konsumatorëve.
Edhe sipas profesorit të ekonomisë, Fidan Qerimi, miratimi i këtij ligj nuk pritet të japë ndonjë efekt.
“Mendoj që ky ligj është bërë më shumë për marketing politik se sa për zbatim, vetëm cilësimi në gjendje të jashtëzakonshme do të thotë që ky ligj është krijuar për situata kur kemi gjendje të jashtëzakonshme dhe gjendje e jashtëzakonshme nuk mund të jetë për të gjitha produktet por për çështje të caktuara”, vlerëson Qerimi.
Përmes ligjit do të krijohet edhe një bord i pavarur i cili është organi më i lartë vendimmarrës e që i raporton Kuvend.
Por, për të ka kritika profesori Qerimi.
“Unë po besoj që është një bord për të i punësuar disa persona por ai bord çka do të punoj, çka do të jetë kompetencë e tij, luhatja e çmimeve çka cilësohet? Nëse ne e kemi në Kushtetutë që kemi një treg të lirë atëherë çka konsiderojmë luhatje të çmimeve?”, thotë ai.
Ligji do të hyjë në fuqi vetëm në rastet kur ka ngritje të papritur, të menjëhershme dhe të paarsyeshme të çmimeve të produkteve themelore.
Po ashtu kur ka dallime të theksuara të rritjes së çmimeve krahasuar me vendet e rajonit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM