Aktuale
Seancë e jashtëzakonshme, LVV propozon Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën për presidente
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka pranuar sot një kërkesë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme, gjersa kanë propozuar dy kandidatura për presidente, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Haxhiu këtë e bëri të ditur në një postim në Facebook.
“Sot kam pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, e cila do të mbahet sot në orën 20:30.
Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
I ftoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese”, shkruan Haxhiu. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM