Aktuale
Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha–Kollçaku tërhiqen nga gara për president
Apr 27, 2026
20:38
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosja, Fatmir Mulhaxha-Kollçaku janë tërhequr nga gara për president të Kosovës.
Fillimisht në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme, zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca tha se tërhiqet nga kandidatura për president.
“Tërhiqem nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës”, deklaroi shkurt Konjufca.
Pas fjalimit të tij, edhe deputetja Mullhaxha-Kollçaku bëri të ditur se tërhiqet nga kandidatura për presidente.

“Edhe unë tërhiqem”, u shpreh Mulhaxha-Kollçaku.
Në seancën e jashtëzakonshme nuk ka marr pjesë opozita. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM