Aktuale
Policia kap taksistin te Dheu i Bardhë, dyshohet për kontrabandim migrantësh
Apr 21, 2026
10:40
Policia e Kosovës ka ndaluar një taksist në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pasi dyshohej për kontrabandim me migrantë.
Policia njofton se, rasti ka ndodhur rreth orës 14:20 të së hënës, kur zyrtarët policorë kanë vërejtur automjetin me drejtues mashkull për të cilin ekzistonin dyshime lidhur me veprën e lartcekur.
Pas ndalimit, lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka vendosur që personat e përfshirë të lirohen në procedurë të rregullt.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM