Aktuale
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovës për të pasur shtet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar ish-kongresistin amerikan Eliot Engel, duke thënë se ai e njihte të drejtën historike të Kosovës për të pasur një shtet.
Në seancën që po mbahet për nder të tij, Kurti e nisi fjalimin me një deklaratë të të ndjerit dhe qëndrimin e tij për vendin tonë.
“Besoj që zgjidhja e vetme për Kosovën është pavarësia. Më lejoni të them Kosovë, sepse 90 për qind e njerëzve që jetojnë aty i thonë Kosovë. Shqiptarët e Kosovës kurrë nuk do të trajtohen mirë nën Serbi”, citoi Engelin në deklaratën që e kishte dhënë gjatë një paraqitjeje në Komitetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në vitin 1999.
Kurti tha se si mik i shqiptarëve, nuk kishte hezitim të ngriste zërin për të ardhmen e Kosovës.
“Miku dhe mbështetësi i shqiptarëve nuk hezitoi të ngrinte zërin për të drejtat e njeriut dhe të pozicionohej në anën e duhur të historisë. Miku dhe mbështetësi i shqiptarëve nuk hezitoi të ngriste zërin për të drejtat e njeriut dhe të pozicionohej në anën e duhur të historisë. Interesi i sinqertë për të ardhmen e Kosovës ishte në qendër të takimeve tona që kemi pasur duke filluar nga takimi i parë me të nga takimi i parë në 1997 në New York”, tha Kurti.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM