Aktuale
Skuadra e Austin shkruan shqip, shumë tifozë shqiptarë në tribuna për Myrto Uzunin
Apr 20, 2026
11:01
Myrto Uzuni ka bërë shumë shqiptarë që të shkojnë në stadiumet e futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Faqja zyrtare e klubit ku luan sulmuesi shqiptar, Austin FC – ka publikuar një video ku lojtari “kuqezi” takohet me tifozët pas ndeshjes.
Në mbishkrim të kësaj video, admini i faqes ka shkruar shqip: Shumë dashuri për Shqipërinë.
Uzuni tashmë është bërë një idhull te Austin. Në fillim të këtij sezoni të ri, ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asist.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM