Aktuale
Aksion policor në 50 lokacione, arrestohen 34 persona për bixhoz ilegal
Një operacion i gjerë policor i zhvilluar në disa rajone të Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dhjetëra personave të dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, aksioni është realizuar në Mitrovicë, Vushtrri, Istog dhe Skënderaj, ku janë kontrolluar rreth 50 lokacione të ndryshme, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi private.
Gjatë operacionit janë arrestuar gjithsej 34 persona të dyshuar, ndërsa janë sekuestruar prova materiale të rëndësishme, përfshirë rreth 170 mijë euro para të gatshme, pesë automjete, armë zjarri si dhe pajisje të ndryshme të përdoru Një operacion i gjerë policor, i zhvilluar në disa rajone të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e dhjetëra personave të dyshuar për përfshirje në organizimin e bixhozit të paligjshëm dhe skemave piramidale.
Sipas një komunikate të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, aksioni është realizuar në Mitrovicë, Vushtrri, Istog dhe Skënderaj, ku janë kontrolluar rreth 50 lokacione të ndryshme, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi private.
Gjatë operacionit janë arrestuar gjithsej 34 persona të dyshuar. Autoritetet kanë sekuestruar prova materiale të rëndësishme, përfshirë rreth 170 mijë euro para të gatshme, pesë automjete, armë zjarri dhe pajisje të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për aktivitete kriminale.
“Janë arrestuar 34 persona të dyshuar, janë kontrolluar rreth 50 lokacione dhe janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprat penale,” thuhet në komunikatë.
Me vendim të prokurorit kompetent, 29 nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Autoritetet bëjnë të ditur se veprime të ngjashme policore janë ndërmarrë edhe nga njësitë rajonale hetimore dhe stacionet policore përkatëse, duke sjellë rezultate konkrete në parandalimin dhe zbulimin e veprave penale. Vetëm në Skënderaj, gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 15 lokacione, janë arrestuar 8 persona, prej të cilëve 4 janë dërguar në mbajtje.
Ky aksion vjen në vazhdën e operacioneve të fundit kundër aktiviteteve të paligjshme në këtë fushë. Në një aksion të mëhershëm në Mitrovicë dhe Vushtrri, siç kishte njoftuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ishin arrestuar 26 persona dhe ishin sekuestruar rreth 150 mijë euro.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë vlerësuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM