Botë
Muriqi në radarin e Barcelonës
Barcelona po e konsideron sulmuesin kosovar Vedat Muriqi si një opsion alternativ për repartin ofensiv në afatin kalimtar veror, raportojnë mediat spanjolle.
Sipas këtyre raportimeve, klubi katalanas ka prioritet afrimin e një sulmuesi të nivelit të lartë, por nëse ky plan nuk realizohet, Muriqi shihet si një zgjidhje më ekonomike që përputhet me profilin e kërkuar – një “numër 9” fizikisht i fortë dhe me përvojë.
Sulmuesi i RCD Mallorca po zhvillon një sezon të mirë në La Liga, duke u renditur ndër golashënuesit kryesorë dhe duke tërhequr interes nga disa klube të mëdha evropiane. Ai vlerësohet për prezencën në zonë, lojën ajrore dhe instinktin për gol.
Muriqi ka një klauzolë lirimi rreth 40 milionë euro, por raportohet se mund të largohet edhe për një shumë më të ulët, në varësi të situatës sportive të klubit të tij. Barcelona pritet ta monitorojë deri në fund të sezonit para se të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e repartit ofensiv.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM