Aktuale
Shqipëria dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi është takuar me homologun kroat Ivan Anushiq, ndërkaq ka bërë të ditur se kanë pasur një bisedë shumë të frytshme, duke forcuar më tej miqësinë si aleatë.
Nufi në një postim në Facebook shkruan po ashtu se Deklarata trepalëshe Shqipëri-Kosovë-Kroaci në fushën e mbrojtjes ka si qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.
Lexoni të plotë postimin e ministrit të Shqipërisë:
Një bisedë shumë e frytshme me homologun kroat Ivan Anushiq ku forcuam edhe më tej miqësinë tonë si aleatë në NATO.
Diskutuam tema me interes të përbashkët që lidhen me paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore, si dhe mundësitë konkrete për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
Deklarata trepalëshe ka si qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.
Në këtë frymë, paqja mbetet themeli i çdo angazhimi tonë. Shqipëria luan dhe do të vijojë të luajë një rol aktiv në ruajtjen e stabilitetit rajonal, duke forcuar marrëdhëniet me aleatët dhe duke thelluar koordinimin me Brukseli, në funksion të një rajoni më të sigurt dhe një të ardhmeje të përbashkët euro-atlantike. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM