Kronikë
Katër persona ekstradohen nga Hungaria, Shqipëria dhe Mali i Zi për në Kosovë
Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 14 dhe 15 prill 2026 ka realizuar me sukses ekstradimin e katër personave të kërkuar nga drejtësia, të cilët ishin të shpallur ne kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it.
Policia njofton se më 14.04.2026, është ekstraduar nga Hungaria për në Kosovë, shtetasi kosovar me inicialet Q.I., pasi që i njëjti kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë, rajoni i Gjakovës për vazhdim të proceduarave tjera ligjore.
“Ndërsa sot më datë 15.04.2026, janë ekstraduar nga Shqipëria për në Kosovë dy shtetas të Shqipërisë R.B., dhe G. H., pasi që të njëjtit kërkoheshin nga institucionet e drejtësisë, pas ekstradimit të dyshuarit u janë dorëzuar Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, për vazhdim të proceduarave tjera ligjore”, thuhet në njoftim.
Po sot më 15.04.2026, është realizuar ekstradimi nga Mali i Zi për në Kosovë, i shtetasit kosovar I.A.
I njëjti kërkohej nga institucionet e drejtësisë, ndërkaq, pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësitit përkatës rajoni i Mitrovicës për vazhdim me proceduarat tjera ligjore.
Paraprakisht të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete e shteteve përkatëse dhe ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve prej nga u ekstraduan të kërkuarit. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM