Shqipëria
Zjarri pranë QSUT, kryeinspektori Sula: Grup pune për verifikimin e kushteve të sigurisë
Inspektorati i Përgjithshëm ka bërë me dije se po ndjek me vëmendje situatën dhe zhvillimet në terren në lidhje zjarrin e rënë në një kompleks banimi në kryeqytet pasditen e së martës.
Me urdhër të Inspektorit të Përgjithshëm Dashnor Sula, njoftohet se është ngritur një grup pune për verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, raportojnë mediat në Shqipëri.
“Grupi i punës do të kontrollojë nëse aktivitetet ekonomike në ambientet e kompleksit kanë qenë në përputhje me kushtet teknike dhe ligjore, si dhe nëse sistemet e sigurisë (alarmet, pajisjet e shuarjes, sinjalistika dhe daljet e emergjencës) kanë qenë funksionale dhe të mirëmbajtura.
Inspektorati i Përgjithshëm do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet përgjegjëse dhe do të ndërmarrë të gjitha masat që parashikojnë ligjet përkatëse”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM