Në Oda Ekonomike e Kosovës janë zhvilluar zgjedhjet për Shoqatën e Derivateve të Naftës, ku në krye të saj është zgjedhur Adelina Asllani, përfaqësuese e kompanisë HiB Petrol.
Kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna, i ka uruar Asllanit suksese në detyrën e re, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të fuqishëm të interesave të këtij sektori. Ai nënvizoi se industria e derivateve të naftës luan rol kyç në ekonominë e vendit dhe në përditshmërinë e qytetarëve.
Sipas Rafunës, zhvillimet dhe sfidat gjeopolitike që ndikojnë në furnizimin me derivate kërkojnë një angazhim serioz dhe përfaqësim dinjitoz, në mënyrë që të minimizohen pasojat për ekonominë e Kosovës.
Ai shtoi se Oda Ekonomike e Kosovës do të vazhdojë të mbështesë Shoqatën në përpjekjet për mbrojtjen dhe avancimin e interesave të sektorit.
Me këtë rast, Rafuna shprehu mirënjohje edhe për ish-kryetarin Fadil Berjani, për kontributin e tij në zhvillimin dhe përfaqësimin e këtij sektori të rëndësishëm.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM