Lajmet
Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, 8 të asfiksuar – zjarrfikësit dhe helikopterët tre orë në luftë me zjarrin
Apr 14, 2026
22:02
Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”.
Flakët përpinë të gjithë pallatin duke e djegur brenda pak minutash, ndërsa banorët nxituan të evakuoheshin.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel shiheshin banorët, mes tyre të moshuar që dilnin nga ndërtesa.
Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por mbeten ende të paqarta rrethanat sesi ra zjarri që dogji gjithë fasadën e jashtme të banesës. Deri në këto momente janë asfiksuar nga flakët 8 persona, mes tyre dy zjarrfikës.
Ndërkohë raportohet për dëme të konsiderueshme materiale. Në ndihmë të zjarrfikësve janë edhe 2 helikopterë Cougar.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM