Aktuale
Trump: Marina Amerikane do ta bllokojë Ngushticën e Hormuzit
Apr 12, 2026
16:13
Marina Amerikane do të fillojë procesin e bllokimit të “çdo anijeje” që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit, ka njoftuar presidenti amerikan, Donald Trump.
“Kam udhëzuar marinën tonë të kërkojë dhe të ndalojë çdo anije në ujërat ndërkombëtare që i ka paguar taksa Iranit”, shkroi ai në Truth Social.
Trump ndër tjera njoftoi se SHBA do të “fillojë shkatërrimin” e minave që Irani ka vendosur në ngushticë.
“Çdo iranian që qëllon drejt nesh, ose drejt anijeve paqësore, do të shkatërrohet në ferr”, theksoi ai.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM