Futboll
HISTORI NGA VEDAT MURIQI – THYEN REKORDIN E LEGJENDËS SAMUEL ETO’O!
Apr 12, 2026
20:21
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka shkruar emrin me shkronja të arta në historinë e RCD Mallorca, duke u bërë golashënuesi më i mirë i klubit në La Liga!
Me dy golat e shënuar ndaj Rayo Vallecano, ai arriti në kuotën e 55 golave, duke lënë pas legjendën Samuel Eto’o
Forma fantastike e Muriqit e fut fuqishëm edhe në garën për “Këpucën e Artë” në Spanjë, me 21 gola – vetëm dy më pak se Kylian Mbappé
Heroi dardan po vazhdon të shkëlqejë dhe të bëjë histori në elitën e futbollit spanjoll!
BASHKOHUNI NË DISKUTIM