Aktuale
Bajra: Varfëria në Kosovë do të thellohet, konsumatorët do të kenë më pak para në xhep
Ekonomisti Emanuel Bajra ka deklaruar se ekonomia në Kosovë pritet të përballet me vështirësi dhe se varfëria mund të thellohet në periudhën në vijim.
Zhvillimet në aspektin evropian dhe gjeopolitik, përfshirë inflacionin, sanksionet dhe tensionet ndërkombëtare, mund të ndikojnë negativisht në ekonominë globale dhe rrjedhimisht edhe në Kosovë.
Sipas tij, konsumatori kosovar do të ndikohet drejtpërdrejt nga rritja e çmimeve dhe kostot e larta të jetesës.
“Varfëria do të thellohet, fatkeqësisht do të thellohet për shkak se jemi shumë të ndjeshëm ndaj çmimeve. Konsumatori kosovar do të ketë shumë më pak para në xhepin e tij, për shkak se shpenzimet janë jashtë kontrollit, sidomos në ushqim dhe derivatet e naftës, në gjëra elementare”, ka deklaruar Bajra.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM