Aktuale
Javën e ardhshme naftëtarët zgjedhin udhëheqjen e re për katër vitet e ardhshme
Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikantëve “SHQNDGL” do të mbajë më 14 prill 2026 Mbledhjen e Përgjithshme Zgjedhore, ku do të zgjidhen organet udhëheqëse për mandatin 2026–2030.
Mbledhja do të zhvillohet në ora 11:00, në ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës, Salla 2, në Prishtinë. Ky proces organizohet në përputhje me statutin e shoqatës dhe mbahet çdo katër vjet.
Sipas njoftimit që u është dërguar anëtarëve, gjatë kësaj mbledhjeje do të zhvillohet procesi zgjedhor për strukturat organizative, bazuar në rendin e ditës të përcaktuar në ftesë.
Organizatorët bëjnë të ditur se një nga kushtet për fillimin e mbledhjes është pjesëmarrja minimale prej 10 anëtarësh të Kuvendit të Shoqatës, siç parashihet nga rregullorja e komisionit zgjedhor.
Anëtarët e shoqatës janë ftuar të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre sa më shpejt përmes emailit, me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM