Aktuale
Çmimet e derivateve të naftës mbeten të pandryshuara, ministria paralajmëron masa ndaj shkelësve
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar se më 06.04.2026 çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës nuk kanë pësuar ndryshime krahasuar me një ditë më parë.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal për naftën (dizel) mbetet 1.86 euro për litër, ndërsa për benzinën 1.49 euro për litër.
MINT u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të respektojnë vendimin në fuqi, me qëllim ruajtjen e stabilitetit në treg dhe mbrojtjen e konsumatorëve. Në të njëjtën kohë, është theksuar se çdo shkelje do të ndëshkohet në bazë të ligjeve në fuqi.
Ndërkaq, ky vendim i ri për përcaktimin e çmimeve maksimale ditore ka hyrë në fuqi që nga dita e djeshme. Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka theksuar se masa synon të rrisë transparencën dhe parashikueshmërinë në përcaktimin e çmimeve të derivateve.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM