Aktuale
Turqia me 3.9 milionë euro mbështet forcimin e kapaciteteve të FSK-së
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci sot ka njoftuar Qeveria e Kosovës ka miratuar nismë për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake ndërmjet së cilës Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështes Qeverinë e Republikës së Kosovës në vlerë 3.8 milionë euro.
Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se përmes kësaj marrëveshje mundësohet forcimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Miratohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake ndërmjet së cilës Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështes Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200,000,000.00 TL (dyqind milionë lira turke) për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, shkroi Maqedonci.
Në bazë të kursit aktual të këmbimit valutor dyqind milionë lira turke bëjnë rreth 3.9 milionë euro. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM