Futboll
Vojvoda me mesazh emocionues: Qajmë dhe qeshim së bashku!
Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka reaguar pas humbjes 0:1 ndaj Turqisë në finalen e play-offit, duke përcjellë një mesazh të fortë për bashkëlojtarët dhe tifozët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai theksoi unitetin e skuadrës dhe rëndësinë e qëndrimit të bashkuar edhe në momentet më të vështira, duke nënvizuar se humbja duhet të shërbejë si motivim për të ardhmen, shkruan Indeksonline
“Aro, Kresh, Fidi, Amir, Dion, Ilir, Lumi, Albian, Floki, Leart, Vesel, Lindon, Valonzy, Flo, Elvis, Hoxha, Ermal, Albion, Mili, Vedo, Viski, Saipo, Baton, Fisi, Leon, Rroni, Edon, Muli, Kore..
“Mos lejoni kurrë që dikush t’ju heqë qoftë edhe një grimcë dëshire për të bërë diçka të madhe për këtë vend. Qajmë dhe qeshim së bashku, kjo dhoma e zhveshjes është uniteti ynë. Pranoni humbjen, sepse kështu do të fitojmë. Shqiptari edhe besimtari kurrë nuk dorëzohet… Euro 28”, ka shkruar Vojvoda.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM