Aktuale
Kurti: transparenca në financimin e mediave, thelbësore për informimin e qytetarëve
Kryeministri Albin Kurti, në adresimin e tij para deputetëve në Kuvend, foli edhe për mediat dhe lirinë e shprehjes.
Ai tentoi që të sulmojë mediat, duke përmendur “raportimet për financime me thasë parash”.
“Një demokraci nuk jeton vetëm nga votat e qytetarit, por edhe nga fjala e thënë. Dhe kjo duhet të jetë e lirë për të qenë e vlefshme. Por fjala nuk mund të jetë e lirë nëse është e kapur nga interesa të fshehta. Raportimet për financime me thasë parash, nuk janë vetëm një problem i etikës profesionale, por janë kërcënim i drejtpërdrejtë për integritetin e debatit publik. Sepse kur paraja hyn në mënyrë të padukshme, ajo nuk blen vetëm hapësirë mediake, por blen ndikim, orienton narrativen dhe në fund dezinformon qytetarin”, deklaroi Kurti.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM