Aktuale
Trumpi po shqyrton mundësinë e një operacioni për të ‘nxjerrë uranium nga Irani’
Presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton një operacion ushtarak me qëllim nxjerrjen e 1,000 paund uranium nga Irani, raporton Wall Street Journal.
Operacioni “ka të ngjarë të vendosë forcat amerikane brenda vendit për ditë ose më gjatë”, sipas Journal, e cila citon zyrtarë të paidentifikuar të sigurisë.
Trump ende nuk ka marrë një vendim, por “mbetet përgjithësisht i hapur ndaj idesë, sipas zyrtarëve, sepse kjo mund të ndihmojë në arritjen e qëllimit të tij qendror për të parandaluar Iranin të prodhojë ndonjëherë një armë bërthamore”.
Ndërsa New York Times raporton se trupat e vendosura në rajon “mund të përdoren në një mision që synon uraniumin shumë të pasuruar të Iranit në vendin bërthamor të Isfahanit”, por se ato mund të përdoren gjithashtu për të pushtuar ishullin Kharg ose për të mbrojtur Ngushticën e Hormuzit.
Të dyja mediat theksojnë se operacioni do të ishte i ndërlikuar dhe me rrezik të lartë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM