Aktuale
Workshop i parë në Kosovë për teknologjitë moderne të ujitjes
Për herë të parë në Kosovë, kompania “FAV Distribution LLC” organizon një ëorkshop të dedikuar për praktikat dhe teknologjitë më të avancuara në sistemet e ujitjes, me mbështetje nga RainBird dhe Inaqua.
Inaqua, një kompani kroate e specializuar në sistemet e ujitjes dhe anëtare e Asociacionit Europian të Irrigimit, do të sjellë ekspertizën e saj për të informuar grupin e interesit, përfshirë kopshtaret, hidroinxhinierët dhe profesionistë të tjerë të fushës, mbi bazat e sistemeve të ujitjes, praktikat më të reja dhe teknologjitë inovative që po përdoren në Evropë dhe më gjerë.
Pronari i FAV Distribution, Admir Hashani, tha për Ekolajmi se për herë të parë po organizohet një ngjarje e tillë.
“Workshop-i përfshin prezantime praktike dhe diskutime mbi mënyrat e optimizimit të përdorimit të ujit, teknikat e automatizimit dhe implementimin e sistemeve inteligjente të ujitjes. Pas këtij workshop-i, është planifikuar edhe një seminar më i avancuar 3 ditor, i cili do të jetë me pagesë, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin certifikim nga Asociacioni Europian i Irrigimit, duke njohur njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë trajnimeve”, theksoi Hashani.
Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të praktikat e ujitjes në Kosovë dhe rritjes së njohurive profesionale për specialistët e fushës. Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM