Aktuale
Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999” largohet nga sheshi pas reagimeve për pasaktësi
Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë aksion për largimin e tabelave të ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, pasi janë konstatuar pasaktësi në disa prej materialeve të paraqitura.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Luftar Braha, bëri të ditur se vendimi për largimin e ekspozitës është marrë pas revokimit të lejes, për shkak të përmbajtjes së pasaktë, e cila sipas tij ka ndikuar në kujtesën historike dhe ka nxitur reagime të shumta në publik.
Ai theksoi se ekspozita, e bazuar në materiale nga libri i Shkëlzen Gashit dhe e paraparë të mbahej nga 24 marsi deri më 7 prill në kuadër të përkujtimit të masakrave në Kosovë, përmbante të dhëna që janë vlerësuar si të pasakta dhe të pavërteta.
Sipas Brahës, këto përmbajtje kanë prekur ndjeshmërinë e të mbijetuarve dhe kanë shkaktuar reagim të madh publik, çka ka çuar në vendimin për tërheqjen e menjëhershme të ekspozitës nga sheshi.
Ai gjithashtu shtoi se komuna nuk kishte bërë verifikim paraprak të materialeve të ekspozuara.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM