Aktuale
EKSKLUZIVE: Javën e ardhshme pritet seancë e jashtëzakonshme për çmimet e naftës
Deputetët kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të trajtuar edhe cilësinë e derivateve dhe dyshimet për marrëveshje kartel
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke mbledhur nënshkrime për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, e cila pritet të mbahet javën e ardhshme dhe do t’i kushtohet çështjes së çmimeve të naftës në vend.
Burime të Ekolajmit brenda Kuvendit bëjnë të ditur se, përveç çmimeve, në këtë seancë do të trajtohen edhe disa tema të tjera të ndërlidhura me sektorin e derivateve. Ndër to përfshihen kontrolli i cilësisë së naftës, dyshimet për marrëveshje kartel ndërmjet operatorëve ekonomikë, si dhe shqetësimet që lidhen me Ligjin e ri për Naftën.
Sipas të njëjtave burime, ka pakënaqësi të shumta lidhur me këtë projektligj, pasi disa dispozita konsiderohen se favorizojnë operatorët e tregut të naftës.
Pritet që kjo seancë të sjellë debat të gjerë parlamentar dhe të hapë rrugë për masa konkrete në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe rregullimit të tregut të derivateve në Kosovë. Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM