Aktuale
“Ti e bëre skenarin”, Kushtrim Kokalla rrëfen në gjykatë çfarë i tha Policia për vrasjen e Liridona Ademajt
Mar 27, 2026
10:15
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon shqyrtimi gjyqësor për rastin tragjik të vrasjes së Liridona Ademajt.
Në seancën e sotme, po dëgjohet dëshmia e të akuzuarit Kushtrim Kokalla, i cili po përballet me pyetjet e trupit gjykues dhe mbrojtjes.
Gjatë dëshmisë së tij, Kokalla ka rrëfyer për presionin që, sipas tij, ka pasur nga organet e rendit gjatë fazës së fillimit të hetimeve.
Kokalla ka pretenduar para gjykatës se policia e ka cilësuar atë si “trurin” pas ngjarjes, pavarësisht se ai nuk ka qenë personi që ka shtyrë këmbëzën.
“Policia më thanë ti je kryesori edhe pse nuk ke shkrep, ti e ke bërë gjithë skenarin,” deklaroi Kokalla gjatë marrjes në pyetje.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM