Aktuale
Mediat sllovake në “vaj” për humbjen nga Kosova : U shembëm si një shtëpi prej letre
Mar 27, 2026
10:37
Kosova ka shënuar fitore me rezultat 4:3 në Bratisllavë ndaj Sllovakisë, duke u kualifikuar në finalen e play-off-it, për të kërkuar një biletë në Kampionatin Botëror në futboll.
Dhe pas kësaj, një nga mediat e njohura “Sportovy” shkroi për humbjen nga “dardanët” duke e vajtuar atë.
“Ëndrra e Kupës së Botës është zhdukur. Sllovakët u shembën si një shtëpi prej letre në pjesën e dytë!
Kosova do të takohet me Turqinë në finalen e “play-off”-it të martën në Prishtinë, e cila mposhti Rumaninë 1:0.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM